Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale A.K dhe sipas hetimeve të para dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
“Më datë 26.11.2021, rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka rënë zjarr në lokalin Bar-Kafe të shtetasit A. K. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al