TIRANË- Përfshihet nga flakët një banesë pranë Sanatoriumit në Tiranë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Paraprakisht si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar. Gazetarja Gerta Vasku raporton se shkak dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit.
“Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe pritet të vijnë ekspertët për zbulimin e shkakut të vërtetë.“, raportoi gazetarja./ abcnews.al