Përfshihet nga flakët mali i Rugovës në Kosovë, KFOR mobilizohet për shuarjen e zjarrit

schedule23:43 - 30 Korrik, 2021

schedule 23:43 - 30 Korrik, 2021

Mali i Rugovës në Kosovë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Ai ka njoftuar se janë angazhuar efektivët e specializuar, Garda Kombëtare e FSK-së, si dhe po ashtu KFOR-i me disa helikopterë.

Statusi i Mehajt

Qytetarë të dashur,

Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë.

Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll.

Ne jemi dhe do të jemi me ju dhe të gjithë qytetarët e vendit në çdo moment dhe në secilën rrethanë. Kjo është detyra jonë! Ky është misioni ynë!

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!