Përfshihet nga flakët fabrika e peletit në Maliq, tymi “pushton” zonën

schedule14:22 - 21 Qershor, 2022

schedule 14:22 - 21 Qershor, 2022

Një ndërtesë në pronësi të një firme private ka marrë flakë në Maliq. Firma merret me prodhimin e peletit të drurit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Flakët kanë përfshirë më së shumti çatinë e godinës dhe disa prej materialeve drusore. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Korça janë duke punuar në terren për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!