Pranë rrethimit të burgut të Peqinit ka rënë zjarr. Mësohet se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe pranë sektorit të sigurisë së lartë. I kontaktuar nga ABC, drejtori i burgut Artan Tabaku u shpreh se zjarri është jashtë rrethimit të burgut dhe se nuk paraqet rrezikshmëri.
Po ashtu, sipas tij, është ndërhyrë dhe zjarri është neutralizuar. Që zjarri ishte jashtë ambienteve të burgut e konfirmon për ABC edhe kryetari i bashkisë Lorenc Tosku. s.b/abcnews.al/