Përfshihet nga flakët banesa në Belsh, Bashkia nuk ka zjarrfikëse

schedule13:00 - 11 Gusht, 2018

schedule 13:00 - 11 Gusht, 2018

Shkrumbohet krejtësisht nga flakët një banesë në fshatin Rrasë të bashkisë Belsh. Banesa i përket shtetasit Sadi Haskja. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Familjarët e kanë pikasur flakën kur ajo po dilte mbi çati. Megjithëse janë përpjekur për të fikur zjarrin, të ndihmuar edhe nga banorë të tjerë, nuk ia kanë dalë.

Veç kësaj problem është se Bashkia Belsh nuk ka një mjet zjarrfikës që t’u vijë në ndihmë banorëve. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike për arsye të amortizimit të banesës.

Aktualisht pjestarët e familjes janë sistemuar tek të afërmit. Por ata apelojnë për ndihmë për një strehë të re. Bashkia e Belshit po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ta përcjellë tek Shtabi i Emergjencave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!