Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës. Njoftohet se rreth orës 19:55, në Astir ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një banese.
Në banesën e fjalë nuk banon njeri prej muajsh, kështu që njoftohen vetëm dëme materiale.
Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një godine, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /abcnews.al/