Përfshihet në një aksident helikopteri i presidentit iranian

schedule15:54 - 19 Maj, 2024

schedule 15:54 - 19 Maj, 2024

Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi është përfshirë në një incident gjatë vizitës së tij në Azerbajxhanin Lindor, raportoi të dielën agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Avioni kishte një “ulje të vështirë” dhe ekuipazhet e emergjencës deri më tani nuk kanë mundur të arrijnë në zonë për shkak të kushteve të mjegullës. Në mesin e pasagjerëve ishin Raisi, ministri i

Punëve të Jashtme Hossein Amir Abdollahian, guvernatori i Azerbajxhanit lindor Malik Rahmati, raporton CNN.

“Që kur u raportua ky incident në lidhje me helikopterin e presidentit Forcat e Ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe dhe forcat ndihmëse ushtarake dhe të zbatimit të ligjit kanë filluar një përpjekje të gjerë për të gjetur këtë helikopter. Disa nga shoqëruesit e presidentit në këtë helikopter ishin në gjendje të komunikonin me Shtabin Qendror, duke rritur shpresat se incidenti mund të kishte përfunduar pa viktima,” raportoi Tasnim.

Helikopteri ishte pjesë e një kolone prej tre helikopterësh. Dy nga ata helikopterë po transportonin ministra dhe zyrtarë që arritën në destinacionin e tyre të sigurt./abcnews.al