VIDEO/ Aksidentohet eskorta e gjyqtares së Berishës, një polic përplas makinën me shoqëruesit e Irena Gjokës

schedule23:29 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 23:29 - 22 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme është përfshirë eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Sipas informacioneve paraprake një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje.

Gjykatësja Irena Gjoka, në vendimin e 20 tetorit, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. / abcnews.al