Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i famshëm “American Music Awards”, ku kanë marrë pjesë figura të njohura të showbiz-it.
Mes tyre nuk mund të mungonte Selena Gomez, e cila parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të shkurtër jeshil dhe stiletto të të njëjtës ngjyrë.
Selena performoi këngën e saj të re, më të përfolurën e momentit, “Lose You To Love Me”.
Kjo këngë i dedikohet ish-it të saj, Justin Bieber, ndaj duket se Selena e ka pasur të vështirë ta këndojë siç duhet.
Gjatë performancës, fansat kanë menduar se diçka nuk shkon me Selenën, duke e akuzuar edhe për stonaturë.
Madje, disa prej tyre mendojnë se ajo e ka bërë qëllimisht këtë./abcnews.al