Portieri i Milanit, Maignan, është duke bërë një performancë fantastike me kuqezinjtë. Francezi padyshim që ka qenë lojtari kyç pothuajse në të gjitha sfidat e kuqezinjve dhe gjysmëfinalet u arritën falë pritjeve të tij fantastike.
Milani nuk gjendet i papërgatitur dhe synon të rinovojë kontratën me Mike Maignan. Sipas raportimeve nga “MilanNews”, klubi kuqezi është gati të punojë për të dorëzuar rinovimin e kontratës së portierit francez në fillim të korrikut, në mënyrë që të jetë në gjendje të shtyjë më tej afatin e ri.
Maignan për momentin ka një kontratë deri në vitin 2026. Marrëveshja e re bën që kontrata e tij të skadojë në vitin 2028, me një rritje të pagës pak më pak se 3 milionë euro. Milan gjithashtu do të provojë përsëri për rinovimin e Leao, i cili së bashku me portierin francez shihen si e ardhmja e klubit./ h.ll/abcnews.al