Performancë fantastike ndaj Sociedad, Uzuni pjesë e formacionit të javës së La Liga

schedule15:56 - 12 Mars, 2024

schedule 15:56 - 12 Mars, 2024

Myrto Uzuni ka shkëlqyer në javën e 28-të të La Liga, duke u futur madje edhe në formacionin e javës. Edhe pse Granada u mposht 3-2 nga Real Sociedad, sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte në një formë fantastike.

Uzuni ishte autori i dy golave në këtë përballje, duke marrë merita të plota edhe pse skuadra e tij u mposht.

Bomberi kuqezi është vlerësuar me notën 8.1 nga “SofaScore”, duke qenë pjesë e formacionit të javës në kampionatin spanjoll me emra të mëdhenj si Modric apo Camavinga./ h.ll/abcnews.al