Kush mund ta harrojë performancën e jashtëzakonshme të Rihanna-s në Super Bowl 2023 në pjesën e parë? Me siguri kjo shfaqje do të mbetet në kujtesën tonë kolektive dhe do të flasim për të për shumë e shumë vite. Kostumi i saj ngjyrë i kuq u adhurua dhe u komentua. Mirëpo, vetëm tani mund ta merrni!
Po, tani edhe ju mund të jeni si Rihanna, e veshur me kostumin e saj të kuq nga shtëpia e modës Loewe. Kjo e fundit vendosi të publikojë një edicion special të veshjes së këngëtares, e cila gjendet në internet dhe në dyqane të zgjedhura. Me vetëm 2740 euro shndërroheni në idhullin tuaj.
Shtëpia nxori 3 pjesë të frymëzuara nga look-u legjendar. E para, sigurisht, është jumpsuit i kuq dhe i plotë, me shumë xhepa dhe zinxhirë. E dyta është e njëjta jumpsuit, por në të zezë dhe e treta është një variant në pantallonat e zeza.
/abcnews.al