Vinicius Junior fitoi ‘Lojtarin e Sezonit’ të tij të dytë në Champions League në karrierën e tij, vetëm në moshën 23-vjeçare. Shënuesi i gjashtë golave këtë vit në kompeticionin më të mirë të Europës, anësori sulmues brazilian, gjithashtu vendimtar në finale me golin 2-0 kundër Borussia Dortmundit, u zgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i kompeticionit.
Vinicius pason Rodri, i zgjedhur vitin e kaluar pasi shënoi në finalen mes Manchester Cityt dhe Interit. Jude Bellingham në vend të kësaj mori trofeun si lojtari më i mirë i ri i turneut dhe pason Khvicha Kvaratskhelia të Napolit./ h.ll/abcnews.al