Pavarësisht se është i pezulluar që prej muajit maj, pas vërtetimit të akuzave për trukime ndeshjesh, sërish “bomberi” anglez, Ivan Toney mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga “gjigandët” e Premier Leauge në merkaton e dimrit, me 27-vjeçarin që shumë shpejt mund të shohë largimin nga “bletët” e Brentford.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, për kartonin e Toney interesohen “topçinjtë” e Arsenal, me teknikun Mikel Arteta, i cili është i mahnitur nga “bomberi” me origjinë nga Xhamajka, i cili shihet si afrimi perfekt në merkaton e dimrit, me “Topçinjtë”, që tashmë luftojnë për tituj në 3 fronte, Premier League, Champions League dhe FA Cup.
Mirëpo, në rast se kërkojnë të afrojnë një sulmues, si Ivan Toney, në merkaton e dimrit, klubi i Brentford kërkon jo më pak se 100 milionë paundë për kartonin e 27-vjeçarit dhe me një “rival” të fortë, si “Blutë” e Chelsea, për shërbimet e “bomberit”, “Topçinjtë” duhet të lëvizin shpejt për ta bërë të tyrin “të pezulluarin” më të kërkuar të momentit.