Roma ka gjetur zëvendësuesin e Leonardo SpinazzolaS. Klubi italian ka prezantuar ditën e sotme Matias Vina, i cili vjen nga Palmeiras për shumën e 11 milion eurove.
23-vjeçari uruguaian me origjinë italiane, i cili aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes përveçse në krahun e majtë, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Romën.
? Benvenuto all'#ASRoma, Matias Vina! ??
? https://t.co/HmyztoJ9YB#ASRoma pic.twitter.com/TsY6aCiDhN
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 8, 2021
Vina numëron 16 ndeshje me kombëtaren e tij. Përforcim i nevojshëm dhe cilësor për Jose Mourinhon, teksa nga ky operacion përfiton edhe Nacional.
Klubi uruguaian kishte ruajtur 40% të kartonit të Vina, dhe do përfitojë 4.4 milion euro. Pas firmës, Vina foli për herë të parë si romanist, ku ndër të tjera tha:
? Matias Vina indosserà la maglia numero ? ?#ASRoma pic.twitter.com/EVrQsHfSlu
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 8, 2021
“Ndihem i emocionuar që kam zbarkuar në këtë klub kaq prestigjioz. Që fëmijë ëndërroja të luaja në Evropë, ndihem krenar që do e bëj realitet ëndrrën time me fanellën e Romës.
Mezi po pres të vihem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të skuadrës, si dhe të zbres në fushë përpara tifozëve tanë“, deklaroi mbrojtësi latin. /abcnews.al