Përforcimi i parë vjen nga Greqia, Kukësi prezanton portierin 20-vjeçar

schedule18:31 - 3 Gusht, 2020

schedule 18:31 - 3 Gusht, 2020

Kukësi ka bërë goditjen e parë në merkato. Nënkampionët e Shqipërisë kanë përforcuar portën me Angelos Tafas, 20-vjeçarin nga Elbasani, i cili është një prodhim i AEK-ut të Athinës.

“Gardiani”, i cili ka provuar të luajë edhe me Shqipërinë U-19, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e Superiores.

Tafas do të bashkohet me ekipin këtë të enjte, ditë kur edhe nisin përgatitjet për Europa League. Prej ditësh, i riu ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin e Kukësit, Roland Peqini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!