Arsenal ka siguruar përforcimin e parë në merkato. Klubi londinez ka arritur akordin me Benfikën për kartonin e Nuno Tavares.
Anësori i majtë, i cili aktivizohet edhe në krahun tjetër kur është e nevojshme, i ka kushtuar 9.5 milion euro Arsenalit.
Goal.com shkruan se klubet kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre dhe 21-vjeçari luzitan do të zbarkojë sot në kryeqytetin anglez.
Tavares do të kryejë vizitat mjekësore dhe pasi të ketë firmosur kontratën do të prezantohet si lojtari më i ri i Arsenalit. /abcnews.al