Përforcime nga Feyenoord dhe Lokeren, befasojnë kampionët e Kosovës

schedule17:12 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 17:12 - 3 Dhjetor, 2019

Kampionët në fuqi të IPKO Superligës, Feronikeli, kanë siguruar firmën e dy talenteve, Kristi Kullaj dhe Simon Loshi. I pari vjen nga radhët e Lokeren dhe është vetëm 20 vjeç, ndërsa Loshi vjen nga moshat e Feynoord.

Njoftimi i Feronikelit:

Pas një interesimi të gjatë dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, FC Feronikeli ka arritur ti sjell në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar. Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullaj, dyshe më të cilën Feronikeli do të përforcohet në afatin e janarit. Futbollistet kanë pranuar që tani, duke nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.

Kristi Kullaj (20 vjeç) ishte futbollist te skuadra e të rinjve në KSC Lokeren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofensive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qendror.

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit, U17, U18 e U 19.

Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka Presidentin, Naser Ramaj.

Po ashtu, edhe trajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për t’i pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë. Kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme gjatë janarit, pasi që skuadra do të sjellë edhe lojtarë të tjerë në ekip./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!