Plot 10 nënshkrime deri më tani dhe duket se ende nuk kanë të ndalur. Bëhet fjalë për “zikaltërit” e Inter, të cilët tanimë janë në kërkim të një mesfushori të ri dhe mesa duket janë shumë pranë gjetjes së tij.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, nënkampionët e Evropës janë vënë pas dyshes holandeze, Davy Klaassen të Ajax dhe Donny van de Beek të Manchester United, me të dy lojtarët që pëlqehen shumë nga tekniku Inzaghi.
Klaassen pritet të vijë në klubin italian në verën e vitit 2024 dhe në rast se nuk vjen te “gjigandët” e Serie A këtë merkato vere, ndërsa për mesfushorin e United ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e Inter. /i.m /abcnews.al