Pas largimit të mesfushorit turko-gjerman, Ilkay Gundogan dhe dëmtimit të “arkitektit” belg, Kevin de Bruyne, “qytetarëve” të Manchester City u lindi nevoja për të nënshkruar me një tjetër lojtar të mesit të mesfushës, para përfundimit të merkatos së vereës.
Sipas raportimeve me të fundit të mediave britanike, kampionët e Evropës kanë arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar “luzitan”, Matheus Nunes, nga “ujqërit” e Ëolverhampton, duke shtuar kështu numrin e portugezëve në “Etihad”.
Përsa i përket marrëveshjes, “qytetarët” do të derdhin në arkat e “ujqërve” rreth 60 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa detajet nga kontrata personale e lojtarit, nuk janë bërë ende me dije nga klubet. /i.m /abcnews.al