Perfomanca në AMA: Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të Selena Gomez

schedule10:10 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 10:10 - 21 Dhjetor, 2019

Selena Gomez performoi e para në American Music Awards, në fund të nëntorit, jo një, por dy këngë.

“Ekspertëve” të internetit u ra në sy fakti që këngëtarja stonoi, ndërkohë që ekspertët e gjuhës së trupit analizuan së fundmi gjestet e këngëtares gjatë performancës.

Selena Gomez stonon në skenë, fansat s’lënë gjë pa i kritikuar

Blanca Cobb tha për Cosmopolitan se Selena e pati të vështirë të këndonte “Lose You to Love Me”, pas kaq shumë kohësh larg vëmendjes mediatike. “Tekstet ishin të fuqishme dhe mendoj se janë dedikime personale,” shpjegoi Cobb.

2 këngët e Selena-s bëjnë lëmsh internetin: Fansat në luftë me Hailey-n

Më tej, ajo shtoi: “Kur filloi të këndonte, Selena e kishte dorën përpara barkut. Kur njerëzit bëjnë këtë veprim, duket se përpiqen t’i sigurojnë vetes rehati. Përmes këtij veprimi, ju bllokoni njerëzit e tjerë t’ju shqetësojnë. Duket sikur përpiqeni të mbroheni”.

Përsa i përket mbajtjes së mikrofonit, Blanca Cobb theksoi se përpos faktit që Selena po performonte, pra rrjedhimisht do ta prekte mikrofonin, një veprim i tillë është edhe një gjest që tregon se keni nevojë për mbështetje. “Sigurisht që është një lloj mbështetjeje fizike, por mendoj se më shumë sesa fizike, ishte një mbështetje emocionale.”

Selena Gomez flet haptazi për Justin dhe Hailey Bieber

Në vijim, ekspertja u ndal edhe te mbyllja e syve. Sipas saj, Selena e përsëriti një veprim të tillë për shumë gjatë, çka dëshmon tensionin që po përjetonte.

Në përfundim, ajo nuk lë kurrsesi pa komentuar edhe një detaj të vogël, por të rëndësishëm. Kur po këndonte pjesën “Të vendosa të parin” (pjesë e tekstit në Lose You to Love Me), Selena rrudhi hundën. Sipas Cobb,  kjo është një shenjë neverie. “Kjo është një shenjë neverie. Edhe kur këndoi pjesën ‘Më duhej të të urreja ty që të doja veten’, hunda e saj pësoi një lëkundje karakteristike.”/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!