Përflitet se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare, si qëndron e vërteta rreth ndarjes së Leonora Jakupit

schedule19:35 - 8 Mars, 2022

schedule 19:35 - 8 Mars, 2022

Leonora Jakupi është bërë sërish kryefjalë e mediave rozë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun po përflitet se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare, të cilën e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut. Madje, mediat shkruanin se dhe 43 vjetori i lindjes, që e festoi pak ditë më parë, e gjeti e vetme.

Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ajo vazhdon të jetë e lumtur krah personit që ia ka marrë zemrën. Artistja e shumë hiteve shqiptare ka konfirmuar lajmin për Prive duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime. Për më tepër, thuhet se ikona e bukurisë shqiptare po shkon drejt altarit.

Kujtojmë që Leonora nxori së fundmi dy projekte dedikuar UÇK-së, të cilat shkaktuan shumë zhurmë ne Serbi. Mediat serbe shkruanin se këngëtarja po iu këndonte terroristëve por Leonora u përgjigj duke korigjuar atë që shkruanin: ““Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!