Përflitet për një lidhje me Gracianon, moderatorja shton dyshimet me veprimin e radhës

schedule12:50 - 11 Maj, 2021

schedule 12:50 - 11 Maj, 2021

Graciano Tagani përflitet se ka nisur një lidhje dashurie me moderatoren dhe blogeren e njohur, Argjira Spanca. Shkëndijat e dashurisë mes tyre kanë nisur në emisionin “E diell” ku ndajnë të njëjtin vend pune prej disa muajsh. Madje thuhet se kanë nisur dhe bashkëjetesën.

Lajmin e konfirmoi vetë balerini në një intervistë për “Why Not” por nuk zbuloi nëse bëhet fjalë pikërisht për bukuroshen nga Kosova. “Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha ai.

Argjira nuk ka reaguar drejtpërdrejt rreth këtyre lajmeve që kanë qarkulluar por ka bërë një postim nga një darkë që ka shijuar me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin. “Njerëzit e mi”, ka shkruar blogerja krahas postimit, duke shtuar dhe më shumë dyshimet që janë në një lidhje bashkë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!