Konfuzioni i krijuar nga vetëvrasja e një polici në Pallatin e Drejtësisë në Castello të Spanjës është shfrytëzuar nga një 46-vjeçar shqiptar për t’ia mbathur nga agjentët.
Shtetasi P.E me banim në komunën Castellón të Orpesa, kishte shkuar në selinë gjyqësore në kryeqytetin e La Plana për të nënshkruar për një proces që figuron në procesverbalin e tij dhe, kur zyrtari në detyrë i kërkoi mjetin e identifikimit zbuloi se kishte një urdhër kërkimi dhe dhe paraqitjeje nga një gjykatë tjetër.
Pikërisht në atë moment u dëgjuan të shtënat fatale nga agjenti që vrau veten. Duke përfituar nga çoroditja e momentit, shqiptari duke qenë i vetëdijshëm se do ta arrestonin, ka arritur t’ia mbathë.
Kur u kthye normaliteti në seli, agjentët verifikuan se ai ishte arratisur dhe nisën operacionin për gjetjen e vendndodhjes së tij./Abcnews.al/