VLORË- Një 41-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës për veprën penale të mashtrimit.
Ajo është kallëzuar nga një 35-vjeçar nga Pogradeci, i cili pretendon se 41-vjeçarja i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit.
Sipas tij, gruaja e kallëzuar i ka marrë paratë përmes mashtrimit, nëpërmjet komunikimit në rrjetin social “Facebook”/abcnews.al