“Përfitimi i fashave të energjisë elektrike nga subjektet, në drejtimin e duhur”, Civici: Sektori bankar më shumë mbështetje bujqësisë

schedule20:59 - 23 Shkurt, 2024

schedule 20:59 - 23 Shkurt, 2024

Zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici është ndalur te sfidat e agroturizmin në emisionin “Sheshi i Dollarit”, duke zbuluar se përfitimi i fashave të energjisë elektrike nga subjektet është në drejtimin e duhur.

“Është një nga çështjet që ne po bashkëpunojmë me ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, që të përfshijmë dhe agroturizmat në atë fashën që ti përfiton 500 KË, atë energji elektrike që ti konsumon e përfiton dhe mund të të kthehet ajo që konsumon, qoftë te fatura, qoftë me energji vetë. Jemi duke punuar për këtë ku do të përfitojnë për pak kohë të gjithë agroturizmat dhe bizneset e tjera që aderojnë në këtë fashë, për t’i mbështetur dhe t’i heqësh 20% nga kosto. E kërkoi vetë shoqata dhe me drejtimin e agroturizmit ne do e realizojmë”.

Sakaq, Civici ka theskuar se do të jepet një fond garancie nga qeveria për kredimarrjen. Më tej, ai i ka bërë thirrje sektorit bankar ta mbështesë më shumë bujqësinë.

“Aktualisht në momentin që flasim ekziston një fond garancie ku qeveria shqiptare së bashku me Bankën Europiane për ndërtim dhe zhvillim ofron ndërtimin e gjysmës së kolateralit dhe ofrimin e të gjithë grantit të investimit për të gjithë sektorin bujqësor. Nuk janë pak agroturizmat që kanë përfituar, zakonisht ti merr një kredi dhe duhet të mbulosh gjysmën e kolateralit që është ajo që do ndërtosh, gjysmën e mbulon buxheti i shtetit dhe në fund të investimit ty të falet 10% cash që është një bonus plus që të bën ta bësh këtë investim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!