Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj shpjegoi më në detaje marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë që do të hyjë në fuqi në datë 1 qershor. Sipas Nunajt, kjo është një prej marrëveshjeve më të mira ku qytetari mund të aplikojë në Shqipëri ose Itali dhe me një kosto administrative proceduriale të minimizuar. Gjithashtu, qytetari mund ta zgjedhi vetë se ku dëshiron ta tërheq pensionin sipas kursit të këmbimit valutor respektiv.
“Janë duke u mbyllur këto procedura dhe është një marrëveshje teknike për mënyrën sesi do procedohet. Është një marrëveshje shtetërore mes dy institucioneve. Qyteratë tanë nëse janë 65 vjeç bëjnë aplikim nga Shqipëria ose aplikim nga Italia, pra nuk ka pse shkon në secilin prej vendeve. Do të krijohen në vijim zyra lidhëse. Ka sërish elementë favorizues, është institucioni që e ndërmerr veprimin. Dokumentet dorëzohen vetëm në njërën gjuhë, nuk ka nevojë për noterizime. Kostoja administrative për qytetarin është minimizuar.
Aplikimi i qytetarëve mund të bëhet nga Italia dhe Shqipëria. Në datën 1 qershor, nuk do të thotë se në këtë datë gjithçka është e lehtësuar. Vetë institucionet kanë nevojë për kohën e tyre. Marrëveshja ka të përcaktuar regullat e konvertimit, nëse pensioni do të vijë në Itali kursi do të jetë kursi zyrtar i bankës në Itali, dhe e anasjelltas nëse vjen pensioni në Shqipëri. Qytetari do ta ketë shumë të thjeshtë dhe pensioni do të vijë në llogari.” / abcnews.al

