Përfitimet e qumështit të bletës, nga sistemi nervor deri tek kolagjeni

schedule12:33 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:33 - 2 Qershor, 2023

Qumështi i bletës është një substancë e prodhuar nga bletët e reja. Ai shërben si burim ushqimi për kolonitë e mbretëreshës së bletëve. Po ashtu ai përdoret në mjekësi për shkak të përfitimeve të shumta.

Disa nga këto përfitime janë:

Forcon imunitetin tuaj dhe i lufton alergjitë- Duke u bazuar në një studim të bërë në vitin 2001 të publikuar në revistën ndërkombëtare International Immuno pharmacology, qumështi i bletës mund t’ua forcojë sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu, në studim shkruante se mund t’i luftojë simptomat e alergjive sezonale.

I ndihmon pacientët me sëmundjen e alzheimerit- Studimet e fundit kanë treguar se qumështi i bletës mund të përmirësojë kujtesën tuaj sepse luan një rol të rëndësishëm në funksionet nervore. Kështu, ai mund t’i ndihmojë edhe pacientët me alzheimer për ta parandaluar këtë sëmundje dhe për të shëruar çrregullimet nervore.

Përmban probiotikë nga të cilët mund të përfitoni– Qumështi i bletës është burim i përfitimit të baktereve të dobishme të cila iu ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Studimet mjekësore kanë zbuluar se ndikon edhe në forcimin e imunitetit dhe kundër kancerit.
Rrit nivelet e kolagjenit- Një studim i bërë në Universitetin e Koresë Kyung Hee, raporton se qumështi i bletës i rregullon problemet me lëkurën dhe rrit nivelin e kolagjenit. Kolagjeni ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.

E trajton osteoporozën– Sëmundja e osteoporozës ndodh kur eshtrat dobësohen. Sipas disa studimeve qumështi i bletës ndikon në forcimin e eshtrave duke rritur nivelin e kalciumit dhe fosfatit.

I shëron plagët– Mjalti njihet për vetitë shëruese të tij. Por, gjatë një studimi është vërtetuar se qumështi i bletës është akoma më efektiv. Gjatë studimit, qumështi i bletës ishte hedhur në plagë dhe ishte lënë ashtu për 48 orë. Pas 48 orëve ishte vërejtur rritja e numrit të lipideve të cilat ndikojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve.

E trajton diabetin– Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë mund t’i ndihmojë pacientët me sëmundjen e diabetit. Kjo mënyrë e shërimit është konsideruar nga studiuesit si trajtim në mënyrë natyrale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!