Përfaqësuesit e SHBA dhe talibanët vijojnë negociatat për marrëveshje

schedule13:04 - 17 Janar, 2020

schedule 13:04 - 17 Janar, 2020

Në Katar vijojnë bisedimet për marrëveshje midis grupit militant taliban dhe një ekipi negociues amerikan të udhëhequr nga Zalmay Khalilzad.

Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, përmes nnjë postimi në Tëitter shkruan se bisedimet do të vazhdojnë për disa ditë dhe ne do të ndajmë informacione në intervale të ndryshme. Ndër të tjera ai ka shtuar se bisedimet ishin “të dobishme” dhe se palët po diskutojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Ndërkohë nga ana e zyrtarëve amerikanë nuk ka akoma asnjë koment në lidhje me zhvillimin e këtyre takimeve. Më parë ato kanë theksuar se nëse arrihet marrëveshja, atëherë talibanët do të zbatojnë një armëpushim 10-ditor me trupat amerikane, një ulje të dhunës dhe diskutim me qeverinë afgane.

Forcat amerikane janë të vendosura në Afganistan që nga viti 2001. Pushtimi i tyre kishte për qëllim dëbimin e talibanëve, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Në atë kohë talibanët kontrollonin Afganistanin dhe strehuan Osama bin Ladenin, ideatorin e sulmeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!