Përfaqësuesit e G7 dënojnë njëzëri sulmin e Iranit: Rrezik destabilizimi për gjithë rajonin

schedule10:11 - 14 Prill, 2024

schedule 10:11 - 14 Prill, 2024

Ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi më herët se do të presë një takim të liderëve të G7 të dielën “për të bashkërenduar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”, ABC News  sjell të përmbledhur reagimin e udhëheqësve të këtij grupi, të cilët njëzëri kanë dënuar aktin e Iranit duke e quajtur atë si sulm të paprecedentë, që rrezikon të destabilizojë gjithë rajonin.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e ka dënuar sulmin e Iranit. Ai tha se sulmet “rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin”, duke shtuar se Irani “ka demonstruar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij”.

“Mbretëria e Bashkuara do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”.

“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë.”

“Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.”

 Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, si dhe arabët dhe të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt.”/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!