Përfaqësuesi i SHBA-së: “Qëllimi dhe synimi i Putinit është të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën”

schedule02:29 - 22 Shkurt, 2022

schedule 02:29 - 22 Shkurt, 2022

Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të urdhëruar trupat ruse për hyrë në dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, republikani Ted Lieu tha se veprimet dhe fjalët e Putinit tregojnë se “qëllimi dhe synimi i tij është të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën”.

“Ky veprim i presidentit rus Vladimir Putin konfirmon më tej se senatori republikan Mitt Romney kishte të drejtë kur e quajti Rusinë armikun nr. 1 gjeopolitik. Varësisht se ku shkojnë forcat e tyre, mund të përcaktojë nëse ne do të hyjmë në një luftë shumë të madhe apo jo,” tha Lieu për Wolf Blitzer të “CNN”.

“Nëse Putini thjesht dërgon forcat në rajonet ekzistuese në Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia tashmë kontrollojnë ato rajone, kjo do të jetë ndryshe nga nëse ai dërgon forcat e tij në rajonet në të cilat forcat ukrainase aktualisht kontrollojnë. Kjo mund të jetë shumë keq,” vazhdoi Lieu.

Më herët gjatë ditës së sotme, Putin urdhëroi  trupat të hynin në dy zona separatiste pro-Moskës në rajonin Donbas dhe Luhansk të Ukrainës lindore. Kjo erdhi vetëm disa orë pasi ai nënshkroi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve të mbështetura nga Moska.

Lieu vazhdoi të komentojë kontekstin më të gjerë të fjalimit që Putin mbajti më herët të hënën.

“Ajo që patë në fjalimin e Putinit sot është një histori revizioniste, dhe ai nuk po thotë vetëm se këto rajone duhet të bien nën kontrollin rus. Ai në thelb thotë se i gjithë Bashkimi Sovjetik nuk duhet të ishte shembur dhe ai dëshiron të rindërtojë Rusinë përsëri në atë që Bashkimi Sovjetik ishte,” tha Lieu, duke shtuar,” kjo është shumë e rrezikshme”.

Lieu thotë se mendon se Putini po dërgon një mesazh të qartë se cila mund të jetë axhenda e tij e përgjithshme. “Nëse shikoni grumbullimin e trupave të tij përgjatë kufirit, nëse shikoni fjalimin e tij, atëherë më duket shumë e qartë se qëllimi dhe synimi i tij është të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën,” tha ai. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!