Përfaqësuesi DPS: Mali i Zi në krizë politike, zgjedhjet e parakohshme zgjidhin situatën

schedule20:53 - 13 Janar, 2021

schedule 20:53 - 13 Janar, 2021

Përfaqësuesi i partisë DPS-ja e Milo Gjukanoviç, Nikolla Gegaj në një intervistë të dhënë për emisionin Ballkan në ABC ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Mali i Zi së fundmi.

Gegaj është shprehur se Mali i Zi aktualisht ndodhet në një krizë politike dhe kushtetuese dhe sipas tij zgjidhja e vetmja është shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Parlamenti i Malit të Zi miratoi disa vendime që nuk ishin në përputhshmëri me Kushtetutën që ishte dhe ai për liritë fetare që u miratua pa shumicën e deputetëve dhe ishte vendim i njëanshëm dhe qesharak nga kryeparlamentari që pranoi që me atë mënyrë të miratohej një ligj i tillë. Kemi një krizë politike dhe kushtetuese.

Është e rëndësishme që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë me njëra tjetrën pasi jemi në një krizë dhe rrugëdalja e vetme është shpërndarja e parlamentit dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Momentalisht kemi një pushtet jo-stabël, i cili është më së shumti i sulmuar nga brenda vetë shumicës…Mirë do të ishte, që më së largu deri në pranverë të organizohen zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme”, ka thënë ai./abcnews.al