Përfaqësitë e biznesit në Komision: Ulni taksën e pronës dhe dividendit

schedule15:12 - 20 Nëntor, 2017

schedule 15:12 - 20 Nëntor, 2017

Disa lehtësi si ato në sektorin e turizmit, sipërmarrësit i kanë mirëpritur, por kërkesat nuk i kanë shteruar. Para diskutimit nen për nen të ndryshimeve fiskale, shoqatat e biznesit kanë parashtuar kërkesat e tyre për paketën fiskale në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Dhoma  e Tregtisë dhe industrisë së Tiranës kërkon të mos vendoset prag për përjashtimin e TVSH-së pasi do të vijojë të ketë informalitet, ndërsa veçoi disa subjekte që mund të përjashtohen.

Dhoma Amerikane e Tregtisë vijon të këmbënguleë në uljen e taksimit për fitimet e ortakëve, duke theksuar se nxitet investimi e frenohet nxjerrja e fitimeve jashtë.

Një taksë më të ulët për pasuritë e paluajtshme u propozua nga biznesi, si për pronat familjare, edhe për objektet e sipërmarrjes.

Në komision, organizatat e biznesit theksuan se disa prej kërkesave janë të përsëritura, dhe nëse nuk përmbushen vitin e ardhshëm, sipërmarrja do të vijojë të hedhë në tryezë, si variante në favor të ekonomise.

Me lobimin e sipërmarrjes, biznesi i turizmit ka fituar disa lehtësi nga viti i ardhshëm, të cilat pritet të apklikohen për hotelet me 4 dhe pesë yje./abcnews.al

 

https://youtu.be/X3Vx8fdtBT8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!