Perez “sulmon” Shqipërinë/ Presidentit të Real nuk i “del e keqja” për “Topin e Artë”: Vinicius do kishte fituar, po të mos votonte Shqipëria

schedule18:56 - 24 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 24 Nëntor, 2024

Te Real Madrid duket se nuk e kanë përtypur ende humbjen e Vinicius Junior në garën për “Topin e Artë”. Megjithëse po plotësohet muaji që nga ceremonia e Parisit, që shpalli fitues Rodri, në shtëpinë e bardhë të futbollit spanjoll, zhgënjimi nuk është shuar.

Polemikat që shoqëruan orët dhe ditët e para pas vendimit, janë pasuruar me një tjetër kapitull, por ajo që i bën më të rëndësishme lidhjet me faktin, që këtë herë është përzier edhe Shqipëria.

Presidenti I Real, Florentino Perez përfitoi nga Asambleja e Klubit për të folur mbi këtë çështje. Sipas tij, Vinicus do të fitonte “Topin e Artë”, po të mos ishte për votat e vendeve të vogla, mes tyre edhe Shqipëria.

“Këtë vit duhet të fitonte një lojtar I Real Madrid, cilado të ishte rregullorja. E meritonte Vinicius, por edhe Karvahal, apo Bellingham. Por ndryshoi metodologjia e votës. Pastaj, është e pabesueshme, që me golbalizmin në sport, ka gazetarë që nuk e vendosën Vinicius në dhjetëshen e parë. Nëse gazetarët e Namibisë, Ugandës, Shqipërisë dhe Finlandës nuk do të kishin votuar, atëherë Vinicius do të kishte fituar”.

Kjo deklaratë e Perez ka bërë xhiron e botës, por në të ka një të vërtetë të madhe. Në garën për “Topin e Artë”, për Shqipërinë votoi gazetari i njohur Besnik Dizadari.

Sipas tabelës së votave të publikuara nga “France Football”, ai i ka dhënë Vinicus tre pikë. E vërtetë, që nuk e ka vlerësuar maksimalisht, por e ka vendosur mes 10 më të mirëvë, ndryshe nga sa pretendon Perez.

Jo vetëm kaq, por në treshen e parë, Dizdari i ka dhënë pikët maksimale Rodri, në vendin e dytë ka vendosur Jamal dhe në të tretin kapitenin e Real Madrid, Dani Karvahal dhe në të katërtin lojtarin tjetër madrilen Jude Bellingham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!