Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo thuhet se është në vëmendjen e David Beckham, pronarit të Inter Miami. Disa lojtarë të Real Madrid mund të largohen nga këtë verë, përfshirë Marcelo, të cilit i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm.
Shpesh viktimë e dëmtimit të muskujve, braziliani nuk është në formën e tij maksimale këtë sezon. Ai deri më tani ka mundur të luajë vetëm 10 ndeshje, e fundit ndaj Getafe më 9 shkurt.
Duke u mbështetur nga forma e mirë e Mendy, Real Madrid mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e brazilianit. Sipas France Football, David Beckham po konsideron ta marrë Marcelon te Inter Miami.

Pasi mori Higuain e Matuidi, Beckham ka në plan të marr të tjerë yje të Europës dhe të forcojë skuadrën e tij, teksa emri i radhës pikërisht Marcelo. Ky i fundit do duhet të kthejë një përgjigje para verës, teksa rinovimi me Realin, nuk është diskutuar aspak. /abcnews.al

