Florentino Perez dhe Joan Laporta nuk dorëzohen në lidhje me krijimin e Superligës Europiane të Futbollit, projekt i kundërshtuar me forcë nga UEFA, me “numrat 1” të Real Madrid e Barcelona, që kanë nisur të kontaktojnë rreth 60 klube të ndryshme me misionin për t’i bindur që të marrin pjesë në krijimin e një Lige të hapur.
Krijimi i kësaj Lige do të prodhonte rreth 1 miliard euro fitime për dy “gjigantët” spanjollë, kjo pasi me tërheqjen përfundimtare të Juventus, Reali e Barça kanë mbetur dy klubet e vetme që ende ëndërrojnë krijimin e Superligës.
Ndërkaq, kujtojmë se, projekti i krijimit të një Superlige të përbashkët, nisi me dakordësinë e 12 klubeve të mëdha europiane, por presioni i UEFA-s i detyroi të tërhiqeshin me radhës dhe tani kanë mbetur vetëm dy klubet spanjolle. /i.m /abcnews.al