Perëndimorët skeptikë, Rusia pritet të nisë testimin e vaksinës anti-Covid në 40 mijë njerëz

schedule19:16 - 20 Gusht, 2020

schedule 19:16 - 20 Gusht, 2020

Testimi në masë i vaksinës potenciale për koronavirusin në Rusi pritet që të përfshijë më shumë se 40,000 persona.

Procesi do të mbikëqyret nga një organ i huaj hulumtues kur të nisë javën e ardhshme, thanë mbështetësit e projektit.

Këto janë detajet e para në lidhje me formën dhe madhësinë e testimit të vaksinës për Covid-19 dhënë nga zhvilluesit e saj, të cilët synojnë të qetësojnë shqetësimet mes disa shkencëtarëve për mungesën e të dhënave të siguruara nga Rusia deri më tani.

Vaksina, e quajtur Sputnik V në “nder” të satelitit të parë në botë të dërguar në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik, është përshëndetur si e sigurt dhe efektive nga autoritetet dhe shkencëtarët rusë pas dy muajve testesh klinike në njerëz në shkallë të ulët, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike ende, raporton The Guardian përcjell Abcnews.al

Megjithatë ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë ndërsa kanë dalë kundër  përdorimit të saj derisa të gjitha hapat e testimit të aprovuara ndërkombëtarisht të jenë marrë dhe të provohet që kanë qenë të suksesshme.

Të dhënat e kësaj vaksinë do të publikohen në një revistë akademike më vonë gjatë këtij muaji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!