Vendimi për dërgimin ose jo të avionëve luftarake në Ukrainë ka të ngjarë të merret përpara verës, sipas një deklaratë të ministrit danez të mbrojtjes Trolls Lund Poulsen, pas dorëzimit të avionëve Mig-19 në Kiev nga Polonia dhe Sllovakia.
Diskutimet kërkojnë kohë sepse të gjitha vendet duhet të bien dakord, por ekziston mundësia që të merret një vendim “në një afat të shkurtër” , vlerësoi ministri danez gjatë vizitës së tij në Ukrainë.
“Danimarka nuk mund të marri vendimin e vetme”, theksoi ai. “Ne duhet ta bëjmë këtë me disa vende dhe gjithashtu duhet të ketë një dialog me amerikanët për këtë çështje”, shpjegoi ai.
“Por unë mendoj se mund të marrim një vendim në një afat të shkurtër ,” tha ai.
Sllovakia dhe Polonia furnizuan Ukrainën me avionë Mig-29 të prodhimit sovjetik në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Varshava ka deklaruar gatishmërinë për t’i ofruar Kievit të gjithë avionët e tillë që disponon, rreth 30.
Danimarka ka një flotë prej 43 F-16 , nga të cilët 30 janë aktivë, dhe është në proces të zëvendësimit të këtyre avionëve të prodhuar në SHBA me 27 F-35 gjithashtu të prodhimit amerikan.
/abcnews.al