Perëndimi pranon: Gati të dërgojnë armë më të avancuara në Ukrainë

schedule09:25 - 24 Maj, 2022

schedule 09:25 - 24 Maj, 2022

Rreth 20 vende do të dërgojnë paketa të reja të ndihmës për sigurinë në Ukrainë, pasi lufta e saj me Rusinë arrin 3 muaj. Njoftimin e ka bërë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.

Gjatë një konference Austin tha se rreth 50 liderë të mbrojtjes nga e gjithë bota kishin rënë dakord të dërgonin armë më të avancuara në Ukrainë.

Në veçanti, ai tha se Danimarka kishte rënë dakord të dërgonte një lëshues dhe raketa Harpoon në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrojë bregdetin.

“Shumë vende po dhurojnë municion artilerie të nevojshme, sisteme të mbrojtjes bregdetare, tanke dhe automjete të tjera të blinduara”.

/abcnews.al