Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se forcat ruse mund të kenë përdorur armë kimike në një sulm ndaj popullit të Mariupolit.
“Ne po punojmë me partnerët tanë për të verifikuar detajet”, tha ajo, “Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i konfliktit. Ne do të përpiqemi që Putin të mbajë përgjegjësi”.
Reports that Russian forces may have used chemical agents in an attack on the people of Mariupol. We are working urgently with partners to verify details.
Any use of such weapons would be a callous escalation in this conflict and we will hold Putin and his regime to account.
— Liz Truss (@trussliz) April 11, 2022
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë për raportet e pakonfirmuara për një sulm me armë kimike në Mariupol.
“Ne jemi në dijeni të raporteve të mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse përdorën armë kimike në Mariupol, Ukrainë. Ne nuk mund të konfirmojmë për momentin dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër.
Nëse këto raporte janë të vërteta, janë thellësisht shqetësuese dhe reflektojnë shqetësimet që kemi pasur në lidhje me potencialin e Rusisë për të përdorur një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë, në Ukrainë”, theksoi ai.
/abcnews.al