Perëndimi krah Izraelit/ SHBA, Biden: Mbështesim ushtrinë izraelite

schedule12:02 - 2 Tetor, 2024

schedule 12:02 - 2 Tetor, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe  Perëndimi reaguan mbi sulmin brutal të Iranit mbi Izrael duke ripërsëritur mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj Tel Avivit. Kreu I Shtepisë së Bardhë Joe Biden u zotua se Izraeli do të ketë gjithmonë mbështetjen Amerikane ndërsa deklaroi se ushtria e vendit të tij ndihmoi Tel Avivin zyrtar në rrëzimin e mbi 180raketave balistike të lëshuara nga Irani.

 Në drejtimin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara mbështeti në mënyrë aktive Izraelin per tu mbrojurt. Bazuar në atë që dimë, sulmi duket se ka qenë joefektiv. Dhe kjo është dëshmi e aftësisë ushtarake izraelite dhe ushtrisë amerikane. Unë jam gjithashtu I angazhuar ne komunikimin dhe planifikimit intensive mes SHBA dhe IZraelit per te parashikuar dhe per tu mbrojtur kunder sulmeve te tjera qe po vijne.Askush sduhet te bej gabim dhe te gjithe duhet ta dine, SHBA mbeshtet plotesisht Izraelin.

Kandidatja Demokrate për presidencialet e nëntorit dhe njëkohësisht zëvendës Presidentja Amerikane Kamala Harris deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do te ngurojne te ndermarrin çdo veprim te nevojshem per te ndalur terrorin Iranian .

“Irani është një force destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe ne do ta ndihmojmë gjithmonë Izraelin që të mbrojë veten nga sulmet e kryera nga milicitë terroriste. Me lini te jem e qarte, Irani nuk eshte nje kercenim vetem per Izraelin, por per te gjithe trupat amerikan ne rajon. Irani mbeshtet terroristet dhe Shtetet e Bashkuara nuk do te ngurrojne te ndermarin çfaredo veprimi kunder ketyre akteve te Teheranit.”

Ish presidenti Amerikan Donald Trump, dhe njekohesisht kandidati republikan per presidencialet e nentorit shfrytezoi mitingun e tij ne Wisconsin per te thene se gjithaçka qe po ndodh ne Lindjen e Mesme eshte per faj te administrated Biden – Harris.

“Irani lëshoi 181 raketa balistike mbi Izrael dhe ne kemi diskutuar për Luftën e Tretë botërore për një kohë të gjatë. Nuk dua të bëj parashikime, sepse parashikimet e mia dalin gjithmonë të vërteta. Me lejoni t’iu them se jemi pranë katastrofës globale pasi kemi një president dhe një zëvendëspresidente inekzistente. Nuk eshte habi qe Irani dhe Rusia kerkojne qe Kamala Harris te jete presidentja e re e Shteteve te Bashkuara.”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen kërkoi që palët të përmbahen nga përshkallvzimi I tensioneve ndërsa bëri thirrje për mbrotjje të shtuar ndaj civilëve të pafajshëm.

“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj Izraelit me termat më të ashpër. Veprime të tilla kërcënojnë stabilitetin rajonale. I bej thirrje palëve të mbrojnë jetën e civilëve të pafajshëm. BE vijon të bëj thirrje për një armëpushim në kufirin me Libanin dhe në Rripin e Gazës.”

Edhe kryeministri Britanik Keir Starmer denoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit ndërsa iu bëri thirrje palëve që të angazhohen për të arriutr një armëpushim urgjent në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!