Përdoruesit do të fitojnë para nga veçoria e re në Instagram

schedule11:22 - 21 Janar, 2022

schedule 11:22 - 21 Janar, 2022

Instagram po prezanton një veçori të abonimit me pagesë që do t’i lejojë krijuesit të fitojnë para nga përmbajtja e tyre, siç është paralajmëruar. Anëtarët me një abonim me pagesë do të kenë akses në live dhe story ekskluzive, të cilat do të kenë një shenjë të veçantë.

CEO i platformës, Adam Moseri, është shprehur: “Duam që Instagrami të jetë vendi më i mirë për krijuesit, duke bërë atë që duan. Abonimet i lejojnë krijuesit të kenë të ardhura dhe të afrohen me ndjekësit e tyre më të përkushtuar, duke ofruar përmbajtje dhe eksperienca ekskluzive”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adam Mosseri (@mosseri)

Megjithatë, funksioni është duke u testuar në SHBA, siç theksoi kreu i platformës online dhe së shpejti do të shtohen më shumë përdorues. /abcnews.al