Përdorte lokalin për lojëra fati/ Arrestohet 20-vjeçari në Laç, 4 të tjerë nën hetim

schedule11:40 - 4 Qershor, 2023

schedule 11:40 - 4 Qershor, 2023

Një person është arrestuar në Laç në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”.

Në pranga u vu një 20-vjeçar, i cili ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit me kompjutera dhe  tavolina pokeri, në lokalin që kishte marrë me qira.

Në lokalin në lagjen nr. 6, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën në këtë lokal në momentin e ndërhyrjes nga policia.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 7 kompjutera për lojëra fati, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!