Bambo Diaby ka lindur në Spanjë, është me origjinë nga Senegali dhe luan si qendërmbrojtës. 22-vjeçari ishte pjesë e Sampdorias në sezonin 2017/2018, por nuk ia doli të luajë asnjë ndeshje me klubin italian.
Prej korrikut të vitit të kaluar luan me Barnsley, ekip që garon në Championship të Anglisë. Lojtari shtatlartë është pezulluar me dy vite nga FA (Federata Angleze e Futbollit) për përdorim dopingu.
Gjithçka lidhet me një ndeshje të muajit janar të këtij viti. Në testin e urinës së lojtarit u gjet përmbajtje higenamine (norkoklaurinë), substancë e palejueshme për futbollistët në testin e kryer sapo përfundoi takimi.
Lojtari nuk ia ka dalë të mbrojë vetën dhe të shpjegojë se si substanca përfundoi në trupin e tij. Diçka e tillë ka ndikuar në dënimin 2-vjeçar të lojtarit, teksa edhe drejtuesit e Barnsley kanë vendosur të ndërpresin kontratën me të. /abcnews.al