Përdorimi i substancave të rrezikshme nga të rinjtë, ministri Balla paralajmëron masa drastike

schedule12:23 - 22 Shtator, 2023

schedule 12:23 - 22 Shtator, 2023

TIRANË- Përdorimi i drogave të reja, kryesisht nga të rinjtë, ka shqetësuar strukturat shtetërore. Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se krahas kanabisit, një tullumbace me oksid azoti është një substancë e re, e cila po kthehet në trend përdorimi nga të rinjtë në Shqipëri.

Ai thotë se duhet çrrënjosur kjo veprimtari kriminale dhe personat e përfshirë të ndëshkohen maksimalisht.

Ministri thekson se një person që shpërndante një substancë të tillë, është ndaluar nga policia, ndërsa thotë se do ketë bashkëpunime me prokurorinë për konsultime me ekspertët, të cilët do të bëjnë dhe klasifikimin e rreziqeve që sjell kjo substancë te rinia.

“Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.”, shkruan ministri Balla/ abcnews.al