Përdorimi i armëve nukleare në Ukrainë, gjenerali amerikan: Duhet një përgjigje “bërthamore” për të ndaluar Putinin

schedule11:45 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:45 - 5 Tetor, 2022

Një gjeneral amerikan në pension tha se SHBA-ja duhet të kërcënojë Rusinë me përdorimin e armëve bërthamore, midis masave të tjera për të penguar Vladimir Putin nga kryerja e një sulmi të tillë në Ukrainë, shkruan Daily Mail.

Lideri rus ka alarmuar liderët dhe zyrtarët globalë me kërcënimet e tij të vazhdueshme për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë. Kimmitt paralajmëroi kundër tërheqjes së një ‘vije të kuqe’ që kërkon një përgjigje të menjëhershme.

Një hap i tillë u ndërmor nga Barack Obama në vitin 2013 në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga Siria, kur Biden ishte nënpresident dhe i dha një goditje të madhe besueshmërisë së politikës së jashtme të presidentit të atëhershëm kur ushtria amerikane nuk goditi regjimin e Asadit.

Kërcënimi i Putin për përdorimin e armëve bërthamore, vjen ndërsa forcat e Ukrainës po kryejnë një kundërofensivë të mahnitshme duke çliruar pjesë të vendit që ishin në kontrollin e forcave ruse për javë të tëra.

Rusët vazhdojnë të kenë në kotroll centralin bërthamore të Zaporizhzhia, më i madhi në Europë, duke shtuar frikën se një sulm në central mund të rezultojë në një katastrofë me përmasa katastrofike.

Kievi ka akuzuar Moskën për bombardime pranë centralit, por Kremlini ka mohuar akuzat.

“Nuk mendoj se po bën bllof. Mendoj se bota po e frenon këtë kërcënim. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion që ai të heqë dorë nga këto kërcënime,” shtoi ai.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!