Do përdorej për trafikim, sekuestrohet skafi i fshehur në Vlorë, arrestohet pronari

schedule14:05 - 14 Tetor, 2021

schedule 14:05 - 14 Tetor, 2021

Një skf me gjatësi 11 metra që dyshohet se do të përdorej për trafikim është gjetur i fshehur ditën e sotme në Vlorë. Në praga ka rënë pronari 52-vjeçar Arjan Meçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën pranë “Pylli të Sodës” është gjetur dhe sekuestruar mjeti lundrues pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga 52-vjeçari.

Gjithashtu pronari sipas policisë ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë 52 vjeçarit  për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave” si dhe sekuestrimi i skafit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!