Katarakta e syrit ose siç njihet ndryshe dhe si “perdja e syrit” është një sëmundje që prek shumë njerëz. Katarakti është progresiv, që do të thotë se përkeqësohet me kalimin e kohës. Për të folur për këtë sëmundje, ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” Nishant Taneja, oftamolog në “Spitalin Amerikan 3”.
Sipas doktorit, ndër faktorët që shkaktojnë kataraktin janë dhe diabeti dhe miopia. Mënyra më e zakonshme e trajtimit është kirurgjia, e lidhur ngushtë me stadin e zhvillimit të sëmundjes. Dr. Taneja thotë se Spitali Amerikan mundëson dhe lente multifokale, të cilat në të njëjtën kohë eliminojnë dhe syzet.
Ndër të tjera, ai tha se sëmundjet e syrit bëhen më të vështira për trajtim për shkak se nuk diagnostikohen në kohë, prandaj bëri thirrje që të kryhen kontrolle. “Çdokush që është mbi 50 vjeç ka disa faktorë rreziku për syrin, siç është diabeti, tensioni i lartë i gjakut.
Personat që kanë glaukomë duhet të bëjnë kontroll te mjeku okulist për gjendjen e syrit. Të gjitha sëmundjet janë të trajtueshme por bëhen të vështira në trajtim për shkak të vonesës.”, tha mjeku.
/abcnews.al