Policia e Përmetit ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se kanë shantazhuar përmes një videoje intime një vajzë 19 vjeçare me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Ngjarja e rëndë është mësuar dhe raportuar fillimisht nga gazetari i Abc News, Orges Sako.
Të rinjtë e shoqëruar janë të moshës 17 dhe 18 vjeçare dhe tashmë ndodhen në qeli duke dhënë shpjegime për përdhunimin përmes shantazhit të 19 vjeçares.
Abcnews.al mëson se ata i kanë kërkuar asaj të kryejnë marrëdhënie seksuale duke e kërcënuar se nëse bindej do ta bënin publike një video intime të vajzës.
Gazetari Orges Sako raporton për Abc News se ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite rreth orës 18:00. Vajza ishte e lidhur me 18 vjeçarin, i cili i ka kërkuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shokun e tij 17 vjeçar. Pas ngjarjes, vajza ka shkuar në polici duke bërë denoncim për dy djemtë.
Gjatë deklarimit, vajza është shoqëruar nga një psikologe. /abcnews.al